TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vazhdon numërimi i votave për kryebashkiakun e ri të Durrësit.
Nga 337 kuti, janë numëruar 181. Në krye deri tani është kandidatja e PS, Emiriana Sako me 57,78% ose 20,755 vota.
Ajo ndiqet nga Ardian Muka, kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” me 28,9% të votave ose 10,379 vota.
I treti në garë është Luan Hoti që ka kandiduar për grupimin e Lulzim Bashës me 13,32% të votave ose 4,784 vota.
Rezultatet sipas KQZ, datë 7 mars, ora 7:36.
