AKTUALITET, 6 Mars 2022, 22:56

I ikin luftës, më shumë se një milion ukrainas kaluan në Poloni

I ikin luftës, më shumë se një milion ukrainas kaluan

Më shumë se një milion refugjatë kanë kaluar kufirin nga Ukraina në Poloni që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, thonë rojet kufitare polake.

“Sot në orën 20:00 (1900 GMT) numri i njerëzve nga Ukraina në Poloni e kaloi një milion. Kjo është një milion tragjedi njerëzore,” tha shërbimi i rojes kufitare në Tëitter.

Më shumë se 1.5 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina në vetëm 10 ditë, sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët (UNHCR).

Filippo Grandi, komisioneri i lartë i agjencisë, e ka quajtur atë krizën më të shpejtë të rritjes së refugjatëve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Harta më poshtë e BBC, bazuar në shifrat e OKB-së deri sot tregon se ku po shkojnë refugjatët.

I ikin luftës, më shumë se një milion ukrainas kaluan