AKTUALITET, 7 Mars 2022, 09:27

Dështon kandidati i Bashës në Lushnje, ja sa vota ka marrë

Dështon kandidati i Bashës në Lushnje, ja sa vota ka marrë

Ka përfunduar në Lushnje së numëruari, një pjesë e konsiderueshme e kutive të votimit: 126 nga 157 në total.

Deri më tani e kryeson garën PS me kandidaten Eriselda Sefa: 16,395 vota ose 57,62%.

I dyti në garë është kandidati i koalicionit "Shtëpia e Lirisë", Elton Bano me 9,014 vota ose  31,68%.

Edhe këtë radhë i treti, njësoj si në Durrës, ka mbetur kandidati i zgjedhur nga Lulzim Basha, Indrit Sefa me 3,043 vota ose 10,70%.

Rezultatet paraprake të KQZ:

Dështon kandidati i Bashës në Lushnje, ja sa vota ka marrë