TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Janë numëruar kutitë e para në Shkodër, Durrës, Rrogozhinë dhe Lushnje.
Në Shkodër ku janë numëruar 14 QV, kryeson kandidati i Berishës (Shtëpia e Lirisë), Bardh Spahia me 1020 vota, i ndjekur nga kandidatja e PS-së, Majlinda Angoni me 872 vota. Kandidati i Bashës, Xhemal Bushati është i fundit, me 464 vota.
Në Durrës kryeson kandidatja e PS, e ndjekur nga kandidati i Berishës, Ardian Muka. I treti renditet kandidati i Bashës.
E vetmja bashki ku Lulzim Basha ka shpresë se mund të dalë i dyti, është Rrogozhina, ku rezulton kokë më kokë me kandidatin e Berishës me rreth 20% secili. Ndërsa në vend të parë në këtë bashki renditet pas numërimit të kutive të para, kandidati i PS, Edison Memolla.
Në Lushnjë kryeson kandidati i PS, Eriseld Sefa me 2704 vota, i ndjekur nga kandidati i Shtëpisë së Lirisë, Elton Bano me 1549 vota dhe i treti kandidati i Bashës, Indrit Sefa me 511 vota.
Kujtojmë se këto janë vetëm kutitë e para dhe rezultati mund të ndryshojë, por ato tregojnë një trend të qartë, se PS është fituese në shumicën e bashkive, e ndjekur nga kandidatët e Berishës, ndërsa kandidatët e Lulzim Bashës, po performojnë shumë dobët, duke e klasifikuar logon e Partisë Demokratike në vend të fundit.