AKTUALITET, 7 Mars 2022, 09:13

Sot do të festohet 7 marsi, Dita e Mësuesit

Sot do të festohet 7 marsi, Dita e Mësuesit

7 Marsi festa e mësuesve, një ditë që i kushtohet personelit edukues të shkollave dhe universiteteve.

Kjo festë është për të kujtuar dhe vlerësuar mësuesit për përkushtimin e tyre në mësimdhënie dhe në përgatitjen e brezave të ardhshëm.

Zanafilla e kësaj feste është me hapjen e mësonjëtores së parë shqipe, e cila u hap në 7 Mars të vitit 1887 në Korçë, në një kohë kur shqiptarët mësonin shqip fshehurazi, për shkak të sundimit të Perandorisë Osmane.

Si sot 134 vite më parë në qytetin e Korçës u hap Mësonjëtorja e Parë Shqipe, një ngjarje me rëndësi madhore në përpjekjet e popullit shqiptar për të krijuar shkollën e vet kombëtare.

Ditën e sotme çdo nxënës është më lule në duar, për mësuesit e tyre, lulet në këtë festë janë simbol i vlerësimit ndaj mësuesit që të jep dije dhe edukim.

Në këtë ditë institucionet e vendit organizojnë evente të ndryshme për mësuesit, ndërkohë që këta të fundit si një traditë e nisur para shumë vitesh, festojnë me nxënësit.