TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, pas mbarimit të seancës plenare në Kuvend, ka dënuar deklaratat e Taulant Ballës, i cili iu drejtua deputetes demokrate Albana Vokshi duke i thënë “për ty kam numrin 0900”.
Tabaku deklaroi se nesër Grupi i PD-së do të dërgojë kërkesë për përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi.
“Grupi parlamentar i Partisë Demokratike nesër do të dërgojë kërkesën për përjashtimin e zotit Balla. Ne jemi të sigurt që zoti Peleshi përsëri nuk do të jetë mbi palët.
Jemi të sigurt që nuk do të merret asnjë masë, por pavarësisht kësaj, ne do t’i shkojmë deri në fund kësaj, ashtu siç do t’i shkojmë deri në fund të gjithë betejave që opozita ka në këtë parlament”, tha Tabaku.