AKTUALITET, 5 Mars 2026, 21:34

PS voton e vetme projektligjet, opozita braktis seancën pas debateve për fyerjen ndaj Vokshit

PS voton e vetme projektligjet, opozita braktis seancën pas debateve

Seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë u shoqërua me tensione dhe debate. Ndërsa në Kuvend u njoftua votimi për projektligjin e rendit të ditës, opozita ka braktisur seancën.

Kjo ka ardhur pas debateve të forta mes deputetëve të  opozitës, pasi kreu i Grupit Parlamentar i PS Taulant Balla i drejtua Albana Vokshit me tone të forta.

Ishte Balla, i cili ndodhej në foltore duke folur lidhur me anëtarësimin e Shqipërisë në BE pa të drejtë vetoje, një fjali e tij ka tensionuar demokratët e pranishëm në seancën parlamentare.

Teksa ironizioi demokratët që nuk janë pyetur nga ana e qeverisë për këtë mundësi anëtarësimi në BE, Balla ka fyer deputeten Albana Voshki, të cilës i ka thënë: “për ty Albana kam numrin 0900”.

Pas kësaj deklarate deputetë të opozitës kanë reaguar ashpër, disa prejt të cilëve kanë kërkuar edhe përjashtimin e Taulant Ballës.

Partia Socialiste kërkoi pastaj që të ndërpriten diskutimet dhe më pas kaluan në votimin e projektligjeve.

Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, u miratua me 81 vota pro dhe asnjë kundër.

Pro-81

Kundër -0

Abstenim-0

Gjithashtu u miratua edhe projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave (huamarrësi), dhe KfË Frankfurt am Main (KfW), për programin “Infrastruktura bashkiake V – faza  II””.

Pro-80

Kundër-0

Abstenim-0

Projektligji “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale” miratohet me 81 vota.

Pro-81

Kundër-0

Abstenim-0

Miratohet me shumicë votash projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 46/2018, “Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë”, të ndryshuar”.

Pro-81

Kundër-0

Abstenim-0

Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar”, nuk u miratua në parim nga maxhoranca.

Pro-0

Kundër-79

Abstenim-0

Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 68/2017, “Për financat e vetëqeverisjes  vendore””, po ashtu nuk u miratua.

Pro-0

Kundër-78

Abstenim-0

Projektvendimi “Për një shtesë në vendimin nr. 65/2025, “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar”, i fundit në seancë u miratua me 80 vota pro.

Pro-80

Kundër-0

Abstenim-0