AKTUALITET, 5 Mars 2026, 18:56

Aksident në aksin “Manëz–Durrës”, 24-vjeçari përplaset me automjetin e parkuar, dërgohet në spital

Aksident në aksin “Manëz–Durrës”,

Aksident në aksin rrugor “Manëz–Durrës”.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:55. Automjeti me drejtues shtetasin B. R., 24 vjeç, është përplasur me një tjetër automjet, i cili ishte i parkuar jashtë rrugës.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi B. R., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.