TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Persona të paidentifikuar po telefonojnë qytetarët shqiptarë nëpërmjet thirrjeve mashtruese të arritura me teknologjinë VOIP (telefonata përmes internetit), duke u hequr si punonjës të bankave.
Shoqata Shqiptare e Bankave ka lëshuar një njoftim për të gjithë qytetarët, ku i këshillon edhe për kujdesin që duhet të tregojnë dhe se si të veprojnë për të mos rënë pre e mashtrimeve telefonike.
“Në ditët e fundit janë raportuar raste telefonatash nga adresa me prapashtesa si “@gmail” apo platforma të tjera, ku përdoret emër banke. Gjatë telefonatës, në ekran mund të shfaqet emri ose logoja e bankës, duke krijuar përshtypjen se telefonata vjen nga banka, ndërkohë në fakt bëhet fjalë për një përpjekje mashtrimi. Këto lloj telefonatash realizohen përmes internetit dhe identiteti i vërtetë i telefonuesit nuk mund të verifikohet përmes këtyre adresave (p.sh. @gmail, @instagram apo platforma të tjera)”, thuhet në njoftimin e saj.
Gjatë telefonatave, personat që telefonojnë mund të komunikojnë në gjuhë të ndryshme dhe të kërkojnë të dhëna të kartës bankare ose informacione të tjera personale me pretendimin për ndalimin e disa veprime të dyshuara të kryera me kartën tuaj.
Shoqata sqaron klientët e bankave se asnjë prej institucioneve financiare në fjalë nuk kërkojnë përmes telefonit të dhëna të kartës bankare, PIN-in apo kodet dhe informacione kofindenciale. Po kështu apelon te qytetarët që të mos ndajnë informacione personale dhe ta ndërpresin menjëherë telefonatën. Gjithashtu këshillohet edhe raportimi i menjëhershëm pranë bankës përkatëse të klientit.
“Gjatë telefonatave, personat që telefonojnë mund të komunikojnë në gjuhë të ndryshme dhe të kërkojnë të dhëna të kartës bankare ose informacione të tjera personale me pretendimin për ndalimin e disa veprime të dyshuara të kryera me kartën tuaj”, theksohet në njoftim.
Njoftimi i Shoqatës Shqiptare të Bankave:
“NJOFTIM PËR PUBLIKUN MBI TELEFONATAT MASHTRUESE TË REALIZUARA PËRMES TEKNOLOGJISË VOIP
Shoqata Shqiptare e Bankave dëshiron të informojë publikun mbi disa raste të fundit të telefonatave mashtruese të realizuara përmes teknologjisë VOIP (telefonata përmes internetit).
Në ditët e fundit janë raportuar raste telefonatash nga adresa me prapashtesa si “@gmail” apo platforma të tjera, ku përdoret emër banke. Gjatë telefonatës, në ekran mund të shfaqet emri ose logoja e bankës, duke krijuar përshtypjen se telefonata vjen nga banka, ndërkohë në fakt bëhet fjalë për një përpjekje mashtrimi. Këto lloj telefonatash realizohen përmes internetit dhe identiteti i vërtetë i telefonuesit nuk mund të verifikohet përmes këtyre adresave (p.sh. @gmail, @instagram apo platforma të tjera).
Gjatë telefonatave, personat që telefonojnë mund të komunikojnë në gjuhë të ndryshme dhe të kërkojnë të dhëna të kartës bankare ose informacione të tjera personale me pretendimin për ndalimin e disa veprime të dyshuara të kryera me kartën tuaj.
Shoqata Shqiptare e Bankave rikujton klientët se:
Shoqata Shqiptare e Bankave dhe bankat anëtare mbeten të përkushtuara për rritjen e ndërgjegjësimit dhe mbrojtjen e klientëve nga përpjekjet për mashtrim financiar”.