AKTUALITET, 5 Mars 2026, 16:24

Grabitja e armatosur në exchange në Tiranë, arrestohet autori i dyshuar

Grabitja e armatosur në exchange në Tiranë, arrestohet autori i

Policia ka arrestuar autorin e grabitjes me armë në një pikë Exchange në qendrën “Concord” në kryeqytet ditën e sotme.

Sipas informacioneve paraprake, Luan Maci 42 vjeç, hyri në ambientet e pikës “Exchange” dhe nën kërcënimin e armës mori një shumë parash, duke u larguar më pas nga vendi i ngjarjes.

Nga të dhënat paraprake thuhet se grabitësi ka marrë 1.2 mln lekë të vjetra. Ndërkohë pas grabitjes, ai u arratis me një motor.