TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia ka arrestuar shtetasin Izvin Gucija, i dyshuar si autor i plagosjes me armë zjarri të ndodhur në Shkodër. Ai u kap nga efektivët, në afërsi të banesës së tij.
Sipas të dhënave paraprake, 40-vjeçari dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit Genc Hoxha, 45 vjeç. Si pasojë e të shtënave, Hoxha ka mbetur i plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga hetimet e para rezulton se i plagosuri kishte njohje me autorin e dyshuar, i cili është pronar i një servisi automjetesh pranë urës së Dervishbegut në Shkodër. Sipas burimeve, disa kohë më parë 45-vjeçari kishte dërguar automjetin e tij për riparim në këtë servis, por nuk kishte mbetur i kënaqur me shërbimin e kryer.
Burime policore bëjnë me dije se disa ditë më parë Hoxha ishte paraqitur në servis dhe gjatë një debati dyshohet se ka fyer pronarin, por ky i fundit nuk ka reaguar për shkak se ka qenë me agjërim.
Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme ai është rikthyer sërish në servis dhe konflikti verbal mes tyre ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit.
Në vendngjarje, efektivët e policisë kanë gjetur një gëzhojë, e cila dyshohet se i përket armës së përdorur nga autori. Gjithashtu është sekuestruar edhe një armë zjarri pistoletë, me të cilën dyshohet se është kryer plagosja.