AKTUALITET, 19 Shtator 2022, 10:14

Kallëzim kundër Mziut, kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli shkon në SPAK

Kallëzim kundër Mziut, kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli shkon

Kryebashkiaku i Kamzës Rakip Suli ka depozituar ditën e sotme një tjetër kallëzim penal ndaj Xhelal Mziut në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).

Suli ka mbërritur në ambientet e SPAK në orët e para të mëngjesit të së hënës duke depozituar kallëzim penal ndaj ish-kryebashkiakut të Kamzës.

Kjo nuk është hera e parë që Suli padit Mziun në SPAK.

Në Janar të vitit të kaluar ai depozitoi një padi duke e akuzuar Mziun për dhënien e një leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin për një thertore në Laknas.

Rakip Suli u zgjodh kryebashkiak në zgjedhjet e 30 qershorit, ku ishte kandidat i vetëm në këtë garë. Xhelal Mziu ka drejtuar Bashkinë e Kamzës për tre mandate radhazi që prej vitit 2007.