AKTUALITET, 18 Shtator 2022, 20:26

Vrasje me armë zjarri në Shkodër

Vrasje me armë zjarri në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një të riu i është bërë atentat. 

Mësohet se viktima është Erjon Xhenja, 19 vjeç, i cili është qëlluar me breshëri plumbash. 

Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Naim Gjylbegu" dhe në vendngjarje janë gjetur rreth 30 gëzhoja. 

Një motoçikletë është gjetur e djegur dhe një armë zjarri, që dyshohet se u përket atentatorëve. 

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e saj. 

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 20:10, në bulevardin “Bujar Bishanaku”, në lagjen “Naim Gjylbegu”, në një lokal, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi E. Xh., 19 vjeç, banues në Shkodër.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve, të cilët janë larguar me një motoçikletë.

Në lagjen “Guerrile” është gjetur nje motoçikletë duke u djegur dhe një armë zjarri pistoletë, që dyshohet se janë përdorur nga autorët.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Shërbimet e Policisë Vendore dhe FNSH Shkodër vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.