AKTUALITET, 18 Shtator 2022, 18:39

“Rama mbron aksin Moskë-Beograd”- Berisha akuza kryeministrit: E ka kthyer Shqipërinë në vasale të Beogradit

“Rama mbron aksin Moskë-Beograd”- Berisha akuza kryeministrit:

Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti këtë të dielë një takim me shqiptarët që jetojnë në Itali.

Gjatë bashkëbisedimit virtual Berisha shprehu qëndrimin e hapur kundër Ballkanit të Hapur dhe theksoi se politika e jashtme e kryeministrit Rama e ka kthyer Shqipërinë në vasale të Beogradit.

“Nuk ka patur kurrë dhe nuk mund të ketë asnjë lloj flirti me Rusinë e cila 2 shekujt e fundit ka mbajtur qëndrime kundër kombit shqiptar.

Theksova këto se bëhet një zhurmë në një kohë kur sot Edi Rama voton dhe bashkëpunon me NATO-n, por nga ana tjetër është avokati i vetëm i politikës filo-ruse të Vuçiçit në Evropë.

Mbron aksin Beograd-moskë. I kërkon Evropës të mos i bëjë presion Vuçiçit për mos vendosjen e sanksioneve.

Herë pas here përdor terminologjinë e Vuçiçit dhe ka shndërruar Shqipërinë në vasale të Beogradit. U ndala në këta faktorë për të treguar se në çfarë rreziku është sot Shqipëria. Ju jeni dëshmitarë të ritmeve të shpejta të shpopullimit të Shqipërisë. Kjo është e qëllimshme. Në vitin e parë të qeverisjes ai ka prishur 9 mijë objekte dhe biznes duke i lënë alternativë njerëzve të largohen nga Shqipëria”, tha Berisha.