TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën këtë mbrëmje, ku një të riu i është bërë atentat me armë zjarri.
Mësohet se viktima është Erjon Xhenja.
Dyshohet se autorët kanë qenë me motoçikletë në momentin kur kanë kryer vrasjen brenda ambienteve të një lokali.
Më pas, menjëherë pas krimit ata janë larguar me shpejtësi duke u futur në një rrugicë dytësore.
Po ashtu bëhet e ditur se i riu është qëlluar me breshëri plumbash. Në vendin e ngjarjes jane gjetur rreth 30 gëzhoja. Ndërkohë zona është e populluar dhe me biznese, kamerat e te cilave mund te hedhin drite mbi zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autoreve.
I pranishëm në vendin e ngjarjes është edhe drejtori i Policisë së Shkodrës dhe kanë nisur punën për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 20:10, në bulevardin “Bujar Bishanaku”, në lagjen “Naim Gjylbegu”, në një lokal, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi E. Xh., 19 vjeç, banues në Shkodër.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve, të cilët janë larguar me një motoçikletë.
Në lagjen “Guerrile” është gjetur nje motoçikletë duke u djegur dhe një armë zjarri pistoletë, që dyshohet se janë përdorur nga autorët.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Shërbimet e Policisë Vendore dhe FNSH Shkodër vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.