TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një person i plagosur në këmbë me armë zjarri është paraqitur në spitalin rajonal të Korçës.
I plagosur me armë ka mbëtur Romeo Berberi, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Burimet kanë shpjeguar se ngjarja ka ndodhur brenda një lokali në lagjen 16 të qytetit të Korçës, afër xhamisë së re.
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 18.09.2022, rreth orës 20:20, në Spitalin e Korçës është paraqitur i dëmtuar në këmbë, dyshohet me armë zjarri shtetasi R. B., rreth 53 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga të dhënat e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur në një lokal, në lagjen nr. 16, Korçë.
Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.