TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti këtë të diel një bashkëbisedim virtual me emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali.
Gjatë lidhjes live me komunitetin shqiptar, Berisha risolli në vëmendje një episod me ish-kryeministrin Berluskoni, të ndodhur gjatë një vizite që ai pati në Itali në vitin 2005.
Berisha theksoi se i bënë përshtypje fjalët e ngrohta dhe vlerësimin që Berluskoni kishte për emigrantët shqiptarë në Itali.
“Në vitin 2005, pak pasi PD kishte ardhur në pushtet, unë bëra një vizitë në Itali dhe aty takova mikun tonë të shquar Silvio Berluskoni, në atë takim ajo që më bëri përshtypjen më pozitive ishin fjalët e ngohta dhe të vërteta që Berluskoni tha për shqiptarët në Itali.
Na thanë që me shqiptarët këtu nuk kemi asnjë problem përveçse zhvillime pozitive. Natyrisht kanë kaluarf 17-vite djhe këto rekorde vetëm janë shtuar”, tha Berisha.