AKTUALITET, 18 Shtator 2022, 18:25

“Kurrë nuk mund të ketë flirte me Rusinë”- Berisha: Rama përdori hetimin për financimet për të marrë peng kreun e opozitës

“Kurrë nuk mund të ketë flirte me Rusinë”-

Ish-kryeministri Sali Berisha i është rikthyer çështjes së financimit rus të Partisë Demokratike. Në një bashkëbisedim me shqiptarët në Itali, Berisha tha se nuk ka dhe nuk mund të ketë flirte me Rusinë, që sic tha ai ka mbajtur një qëndrim armiqësor ndaj Shqipërisë.

“E faktuar është se ai Lulzim Bashës, pasi i kishte hapur dosjet për financime sic ka thënë vetë, financime ruse, pasi ishte zotuar para shqiptarëve që do ti shkonte deri në fund hetimin, përdori hetimin për të marrë peng kreun e opozitës.

PD është partia e parë politike, në Evropën ish komuniste që javët e para pas themelimit kërkoi anëtarësimi në NATO. PD ishte ndër të parat që firmosi partneritetin e Shqipërisë me NATO.

Së bashku me qeverinë italiane dhe azere, ka luajtur një rol përcaktues në bllokimin e korridorit të jugut për gazin rus dhe sjelljen e gazit nga Azerbajxhani.

Nuk ka patur kurrë dhe nuk mund të ketë asnjë lloj flirti me Rusinë e cila ka mbajtur qëndrime armiqësore me kombin shqiptar. Bëhet një zhurmë në një kohë kur sot Edi Rama nga një anë voton dhe bashkëpunon, por nga ana tjetër është avokati i vetëm i politikës filo ruse të Vucicit në Evropë”, tha Berisha.