TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Komisioni i Ligjeve në Bashkinë e Tiranës ka futur në rendin e ditës të mbledhjes së Këshillit Bashkiak kërkesën e socialistëve për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut. Ligjet miratuan propozimin e socialistëve, dhe ky projektvendim, do t'i përcillet Këshillit Bashkiak, i cili pritet të mblidhet sot në orën 16:00 për të vendosur nëse do të miratojnë shkarkimin ose jo.
Pavarësisht rezervave që kanë shprehur këshilltarët demokratë, ata kanë bashkuar votat me socialistët për të kaluar projektvendimin drejt Këshillit Bashkiak. I vetmi që nuk ka votuar ka qenë këshilltari i PD, Fabian Topollari.
Këshilltarët demokrate pretendojnë se kërkesa për shkarkim është artikuluar nga ata që tre muaj nga arrestimi i Veliajt, por Endrit Braimllari nga radhët e PS, u kundërpërgjigj se tashmë janë pjekur kushtet politike ku bashkia duhet të shkojë në zgjedhje.
Ata që votuan pro futjes në rend të ditës për shkakrim ishin Xhilda Kito, ish Sekretare e Arben Imamit, Halit Valteri, Endrit Brahimllari, ish LSI, Agim Krajha, legaliteti, Sonila Qato ish Drejtore e ARSH, ndërsa I vetmi që nuk ka votuar ka qenë këshilltari i Bindjes Dmeorkatike, Fabian Topollari.
Këshilltarët demokrate pretendojnë se kërkesa për shkarkim është artikuluar nga ata që tre muaj nga arrestimi i Veliajt, por Endrit Braimllari nga radhët e PS, u kundërpërgjigj se tashmë janë pjekur kushtet politike ku bashkia duhet të shkojë në zgjedhje.
Pas mbledhjes të Komisionit të Ligjeve, Dorian Teliti theksoi edhe njëherë qëndrimin e PD-së se do të bashkojnë votat me PS për të miratuar shkarkimin, por shtoi se Veliaj duhet të dëgjohet në sallë.
Kryebashkiaku Erion Veliaj, i arrestuar prej 10 shkurtit të këtij viti nga SPAK dhe me masë sigurie arrest në burg nga GJKKO, nuk do të jetë i pranishëm në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës pasditen e sotme, ku do të vendoset nëse do të shkarkohet apo jo nga detyra.
Ky ka qenë edhe vendimi i marrë sot Komisioni i Çështjeve Ligjore dhe Drejtësisë Sociale në institucion, nga këshilltarët e pranishëm. Me votat e shumicës socialiste dhe disa këshilltarëve të tjerë, u rrëzua kërkesa e Veliajt për të qenë i pranishëm gjatë mbledhjes, kurse Opozita kërkoi që kryebashkiakut t’i respektohej e drejta kushtetuese për të folur para shkarkimit, sipas procedurës.
Ndonëse ky komision do të diskutonte dhe kalonte për votë shqyrtimin e kërkesës së Veliajt, Prokuroria e Posaçme duket se nuk ka dhënë lejen.
Në orën 16:00 është planifikuar mbledhja vendimtare e Këshillit Bashkiak. Kërkesa, e mbështetur nga anëtarët socialistë të këshillit, bazohet në nenin 62 të ligjit “Për Vetëqeverisjen Vendore”, i cili parashikon shkarkimin e një kryebashkiaku nëse ai mungon në detyrë për më shumë se tre muaj pa ndërprerje.
Sipas këshilltarëve, që prej arrestimit të Veliajt më 10 shkurt, Tirana ka qenë pa një drejtues të zgjedhur dhe situata kërkon një zgjidhje të menjëhershme. Opozita është pro shkarkimit të Veliajt gjithashtu, por jo pa respektuar të drejtën e tij kushtetuese, që të dëgjohet sipas kërkesës së depozituar.