TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama po mban konferencën e fundvitit, ku pritet të bëjë një pasqyrim të zhvillimeve kryesore të vitit 2025 dhe prioriteteve të qeverisë për periudhën në vijim.
Po ashtu, kryeministri do t'i përgjigjet edhe pyetjeve që do t'i bëjnë qytetarët në rrjetet sociale.
Rama u ndal edhe tek vlerësimet ndërkombëtare për Shqipërinë në raport me liritë ekonomike dhe njerëzore, duke përmendur Indeksin e Lirisë të publikuar nga Instituti amerikan Cato. Rama tha se Shqipëria është renditur e 39 në klasifikimin e përgjithshëm dhe vetëm e 9 në të gjithë pjesën e Europës Lindore.
“Instituti amerikan Cato që është institut i mirënjohur dhe publikon edhe Indeksin lidhur me lirinë njerëzore dhe ekonomike dhe më vjen mirë të ndaj me ju që Shqipëria ka një pozicion shumë inkurajues dhe është renditur e 39 në klasifikimin e përgjithshëm dhe vetëm e 9 në të gjithë pjesën e Europës lindore, ku sa i përket lirisë ekonomike rendit para vendeve si Polonia, Bullgaria, Kroacia e kështu me radhë dhe për lirinë njerëzore. Për lirinë ekonomike në pozicion më të mirë se dy apo tre vende përpara saj. Është pasqyrë pozitive. Institutet nuk është se mund të japin lajme të mira shpesh, por përpiqem që të prek pak disa fusha kryesore, duke nisur nga ekonomia. Jemi në një vit ende që në aspektin e saj, është nga më të mirët. Parashikohet që të mbyllet me rritje ekonomike 3.9%, rritje kuptimplotë dhe mbase më e larta në të gjithë këtë pellg ku gjendemi ne në kontinentin tonë”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja e pagave dhe pensioneve. Sipas kreut të qeverisë në tremujorin e fundit paga mesatare ka qenë 833 euro, ndërsa duke nisur nga janari 2026 paga minimale do të jetë 500 euro.
Rama tha se rritja e pensioneve që nis në janar është përtej indeksimit.
Sipas tij pensioni urban me vite të plota pune do të rritet me 18 mijë lekë të vjetra në muaj nga janari i 2026 dhe keshtu do te vazhdojë te dyfishohet, trefishohet, katërfishohet vit pas viti.
Pensioni urban i pjesshëm do të rritet me 8 mijë lekë në muaj, pensioni rural me 1 mijë lekë në muaj, pensioni familjar do të rritet me 700 lekë në muaj dhe pensioni i invalidit do të rritet me 600 lekë në muaj.