TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

“Përshëndetje! A mund të votoni për Elirën në këtë sondazh? Ajo është vajza e një shoku tim. Çmimi i parë është një bursë falas për vitin e ardhshëm. Kjo do të thotë shumë për të”.
Ky mesazh mashtrues po qarkullon gjerësisht në rrjetin social WhatsApp dhe po u dërgohet përdoruesve të kësaj platforme me qëllim vjedhjen e të dhënave. Pas Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, është Policia e Shtetit që u bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes nga kjo fushatë mashtruese.
Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik informon qytetarët se këto mesazhet synojnë marrjen e kontrollit të llogarisë në aplikacionin “WhatsApp”, duke i drejtuar përdoruesit drejt faqeve të rreme dhe duke i nxitur të vendosin kode verifikimi, të cilat përdoren nga autorët për të përvetësuar llogarinë.
Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve:
• Të mos klikojnë në lidhje të dyshimta, edhe kur mesazhi iu shkon nga kontakte të njohura;
• Të mos japin kode verifikimi, fjalëkalime apo të dhëna personale;
• Të aktivizojnë verifikimin me dy hapa (Two step verification) në aplikacionin “WhatsApp”;
• Të raportojnë çdo rast të dyshimtë pranë strukturave të Policisë së Shtetit.
Policia e Shtetit po monitoron situatën dhe fton qytetarët të tregojnë kujdes maksimal ndaj mesazheve që ofrojnë votime, çmime apo përfitime të menjëhershme.
“Mesazhet synojnë marrjen e kontrollit të llogarisë në aplikacionin “WhatsApp”, duke i drejtuar përdoruesit drejt faqeve të rreme dhe duke i nxitur të vendosin kode verifikimi, të cilat përdoren nga autorët për të përvetësuar llogarinë”, sqaron policia, e cila apelon që qytetarët të mos klikojnë në lidhje të dyshimta, edhe kur mesazhi iu shkon nga kontakte të njohura.
“Të mos japin kode verifikimi, fjalëkalime apo të dhëna personale, të aktivizojnë verifikimin me dy hapa (Two step verification) në aplikacionin “WhatsApp”, të raportojnë çdo rast të dyshimtë pranë strukturave të Policisë së Shtetit”.
Njoftimi:
Policia e Shtetit/Paralajmërim për fushatë phishing në platformën “WhatsApp”
Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik paralajmëron qytetarët për qarkullimin e një fushate mashtruese (phishing) në platformën “WhatsApp”.
Këto mesazhe paraqiten si kërkesë për votim për çmimin e parë të një burse falas, në favor të një personi të afërt me dërguesin, i cili dyshohet se mund të ketë rënë më parë pre e këtij mashtrimi, duke sjellë më pas përhapjen e mesazhit te kontaktet e tij.
Mesazhet synojnë marrjen e kontrollit të llogarisë në aplikacionin “WhatsApp”, duke i drejtuar përdoruesit drejt faqeve të rreme dhe duke i nxitur të vendosin kode verifikimi, të cilat përdoren nga autorët për të përvetësuar llogarinë.
⚠️ Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve: