TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka reaguar pas dështimit të negociatave mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.
Von der Leyen ka shprehur mbështetjen e saj për Ukrainën përmes një mesazhi në rrjetet sociale.
“Dinjiteti juaj nderon trimërinë e popullit ukrainas. Ji i fortë, trim, ji i patrembur. Nuk je kurrë vetëm, i nderuar President Zelensky. Ne do të vazhdojmë të punojmë me ju për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, shkruan Ursula von der Leyen.
Ky reagim vjen në një moment kritik për Ukrainën, pas tensioneve të shtuara me SHBA-në dhe debatit mes Trump dhe Zelenskyt.

Trump, Vance dhe Zelensky ngritën zërin ndaj njëri-tjetrit, me presidentin dhe nënpresidentin amerikan që e pyetën Zelenskyn nëse ai ka shprehur mirënjohje për ndihmën amerikane dhe i thanë se po "luan kumar" me Luftën e Tretë Botërore.
Gjatë takimit, Vance tha se "rruga drejt paqes dhe prosperitetit mund të jetë angazhimi në diplomaci", duke kritikuar "rrugën e Joe Biden", të cilën e përshkroi si "rrahje gjoksi dhe pretendim se fjalët e SHBA-ve kanë më shumë rëndësi sesa veprimet e saj".
"Çfarë lloj diplomacie, JD, po flet? Çfarë do të thuash?" u kundërpërgjigj Zelensky ndaj Vance, pasi përshkroi historinë e marrëdhënieve të Ukrainës me Rusinë që nga aneksimi i Krimesë në 2014. Ai gjithashtu e pyeti nëse nënpresidenti kishte vizituar ndonjëherë Ukrainën.
"Zoti President, me gjithë respektin. Mendoj se është e pabesueshme që ju të vini në Zyrën Ovale dhe të përpiqeni ta diskutoni këtë çështje para mediave amerikane tani," e qortoi Vance, Zelenskyn.
Trump i thotë Zelenskyt se po "luan kumar" me Luftën e Tretë Botërore në një përplasje të tensionuar në Zyrën Ovale
Më vonë, Trump ndërhyri, duke i thënë presidentit ukrainas: "Nuk je në pozitë për të diktuar se çfarë duhet të ndiejmë… Ti, tani për tani, nuk je në një pozitë të mirë," përpara se të ngrinte zërin dhe t'i thoshte Zelenskyt: "Po luan kumar me Luftën e Tretë Botërore."
"A ke thënë ndonjëherë faleminderit?" e pyeti Vance më vonë Zelenskyn, ndërsa Trump shtoi: "Duhet të jesh mirënjohës; ti nuk i ke kartat në dorë. Je i bllokuar atje."
"Nuk po sillesh aspak me mirënjohje," përfundoi presidenti amerikan.