AKTUALITET, 28 Shkurt 2025, 22:17

Berisha: Po përgatitet ligji i ‘desorosifikimit’, fondacioni i Soros do të mbyllet

Berisha: Po përgatitet ligji i ‘desorosifikimit’, fondacioni i

Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi në studion e emisionit “Zonë e Lirë” se nëse opozita fiton, në Shqipëri fondacioni i George Soros do të mbyllet.

"Flasim për mbylljen e fondacionit. Ligji i desorisifikimit po përgatitet", tha ai. 

Berisha u pyet ku ka gabuar gjatë qeverisjeve të tij. Ai veçoi skemat piramidale dhe ligjin për pronën.

"Çdo natë bëj bilancin e ditës, ku gabova, që të mos i përsëris. Së pari, kështu jam tokësor. Ka dy kategori, janë disa si puna ime që besojnë se nuk ka të pagabueshëm. Por bazuar në këtë më jep mundësinë të tejkaloj veten time.

Po të marrim momente të veçanta, toleranca e skemave piramidale. Ai mbetet gabimi i jetës time dhe për këtë kam dhënë zgjidhje politike. Ligji it okës, 7501, ishte i drejtë për kohën. Por u tejkalua dhe desha të ndërhyj. Bullgarët kishin të njëjtin ligj me ne dhe e rishikuan. Nuk e bëra për një kompleks arsyesh", tha Berisha.