TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në Gjykatën e Posaçme po mbahet seanca e radhës në lidhje me dosjen 'Plumbi i Artë'. Seanca po zhvillohet me debate ku i akuzuari Asllan Plaku ka akuzuar prokurorin e çështjes, Behar Dibra, se ky i fundit e ka futur në burg pa prova.
“Behar Dibra, më ke futur në burg pa prova. Jam i sëmurë dhe jam këtu nga hetimi yt i dobët, s’më ka futur në burg Nuredin Dumani, se ai nuk ka rrëfyer asgjë, por ti“-mësohet të ketë deklaruar Plaku.
Akuzat e të pandehurit ndodhën në sallën e GjKKO, në pritje të nisjes së procesit, i cili nuk ka nisur ende në orarin e caktuar, pasi trupa gjyqësore është në një çështje tjetër dhe palët, avokatë, të pandehur dhe prokurorë, gjenden në sallë.
Në këtë dosje po gjykohen për një seri akuzash Adria Uzuni, Agron Qoli, Altin Doci, i cili u arratis nga spitali i Durrësit, Asllan Plaku, Besian Xhixha, Enver Diva, Erion Alibej, Fatos Gosa, Henrik Hoxhaj, Nuredin Dumani, Petrit Qoli, Skerdi Tasi dhe Xhuljan Hoxha.
