AKTUALITET, 19 Shkurt 2026, 10:01

Protesta/ Nga zjarri partizan te greva e deputetëve, Gjoni zbulon skenarët, çfarë do të ndodhë më 20 shkurt

Protesta/ Nga zjarri partizan te greva e deputetëve, Gjoni zbulon

Deputeti i PD-së Gjin Gjoni foli në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli për skenarët e mundshëm të protestës së thirrur nga opozita më 20 shkurt. Ai tha se po merren në konsideratë të gjithë skenarët, nga zjarri partizan deri te rrethimi i institucioneve dhe futja e deputetëve në grevë urie.

“Protesta e datës 20 shkurt do jetë protestë shumë më e fuqishme se sa protestat e para. Nga mënyra e skenarit, e strategjisë dhe gjithçka tjetër, do jetë komplet ndryshe sepse temperatura do vijë duke u ngritur dhe nuk thuhet kot… Mund të ndizet edhe zjarr Partizan. Mund të ndizen edhe zjarre.

Skenarët nuk mund të shpjegohen. Të gjitha po të gjitha po merren në konsideratë. Por ama duhet të keni diçka parasysh edhe për gazetarët, por edhe për opinionin publik. Nuk mund të shkosh në ekstremin e një proteste në rast se nuk ke zgjidhje në fund”, tha Gjoni.

“Po patjetër që do ketë zgjidhje. Patjetër do ketë pra nuk do skenari i qëndrimit në shesh, do jetë edhe skenari i rrethimit të institucioneve, do jetë edhe skenari i futjes së deputetëve në grevë të urisë, të gjitha skenarët, por ama duhet që në radhë të parë kancelaritë perëndimore, opinioni publik shqiptar, por dhe opinion, masmedia e huaj të arrijë që të futet dhe të depërtojë në të gjitha kancelaritë botërore. për gjendjen e situatës.

Në këtë lloj situate që është sot Shqipëria nuk ka qenë kurrë, në këtë lloj situate të nivelit të kriminalitetit, nivelit të korrupsionit, nivelit të kapjes së shtetit”, u shpreh ai.