AKTUALITET, 19 Shkurt 2026, 11:39

Berisha: Iu thoni në vesh se do t'ia hiqni imunitetin Ballukut. Këtu bëni avokatin, para të huajve rrini si pula

Berisha: Iu thoni në vesh se do t'ia hiqni imunitetin Ballukut.

Kreu i PD-së, Sali Berisha nga Kuvendi deklaroi se socialistët bëjnë në salla avokatin e Ballukut, ndërsa në takime më të huajt, nuk iu ndihet zëri.

“Keni marrë një mision të pamundur. Jetë që po bëni ju, se ka bërë kush. Jeni të gatshëm që të ndryshoni ligje, për të mbrojtur një hajdut që është damkosur para shqiptarëve, si hajduti kryesor i Kombit.

Një nga më kryesorët në historinë e Europës. Ai po ju keqpërdor në shkallën më ekstreme. Ju më shihni gjoja si me inat. Këta avokatët e Lubisë në sallë, e kyçin gojën kur ndodhen para të huajve.

Të jap regjistrimet po deshe. Rrinë si pula. Kurse këtu ju nxisin ju drejt një krimi të vërtetë. Krimi në vazhdim! Pyesni pak se çfarë thanë në prani të të huajve. Asnjë fjalë! Iu përsërisnin në vesh se do ua heqin imunitetin.”, tha ai.

Kryedemokrati tha se kryeministri Edi Rama po ndryshon ligj për të mbrojtur veten e tij, që sipas tij, “damkosur para mbarë shqiptarëve si hajduti kryesor në historinë e kombit, dhe një nga më kryesorët në historinë e Europës.”

Berisha tha se deputetët socialistë po përdoren si “kukulla”, ndërsa shtoi se disa persona në parlament, që veprojnë si “avoketër” të Ballukut, heshtin para të huajve për zëvendës kryeministren e pezulluar ndërsa në Kuvend i nxisin kolegët e tyre socialistë që të ndërmarrin veprime kundër ligjit.

“Sot, mbarë shqiptarët dhe komuniteti ndërkombëtar pret nga ky parlament heqjen me urgjencë të imunitetit të Edi Ramës, në fakt, por në letra të Lubi Ballukut. Ju keni marrë një mision të pamundur. Këtë që po bëni ju, nuk e ka bërë kush kurrë. Ju jeni të gatshëm të ndryshoni ligje për të mbrojtur një hajdut që është damkosur para mbarë shqiptarëve si hajduti kryesor në historinë e kombit, dhe një nga më kryesorët në historinë e Europës.

Ai po u përdor ju si lolo, ai u po përdor ju jo si zare, por si kukulla të vërteta. Ai po u keqpërdor ju në shkallën më ekstreme. Dhe ju që më shihni si me inat gjoja, ja t’u them unë, se këta avoketërit e Lubisë në sallë, kur ndodhen para të huajve, e kyçin gojën. Nuk thonë asnjë fjalë në mbrojtje të saj.

Hajde të jap regjistrimet po deshe. Nuk thonë një fjalë, rrinë si pula. Kurse këtu u nxisin ju drejt një krimi të vërtetë, drejt një krimi në vazhdim. Ja këta që u dalin ju para, pyesni pak çfarë thanë dje e pardje, çfarë thonë në praninë e të huajve? Asnjë fjalë për Lubinë, përkundrazi u pëshpëritin në vesh se do ia heqim, do e bëjmë.”, tha Berisha.