TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Komisionit për Çështjet e Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, nuk e takoi kryedemokratin Sali Berisha gjatë vizitës së fundit në Tiranë.
I pyetur nga gazetarët Berisha tha se ka takuar koordinatorin e grupit parlamentar të Partive Popullore pasi kryetari ka një përfaqësi tjetër.
“Unë takova koordinatorin. Me mua u takua koordinatori i grupit parlamentar të Partive Popullore. Unë s’kam funksione në komisionet parlamentare.
Ata të gjitha takimet i bënë në selitë e Parlamentit. Te unë erdhi koordinatori i grupit parlamentar të PPE, që përfaqëson grupin ku është i afiluar PD dhe u bë një bisedë jashtëzakonisht e rëndësishme.
Kryetari ka përfaqësi tjetër sepse në grup ka edhe socialistë, etj. Ikën jashtëzakonisht të ndriçuar”, tha Berisha.
I pyetur për deklaratën e McAllister se protestat e dhunshme nuk kanë vend në një demokraci funksionale, Berisha tha se është në një linjë me të.
“I gjithë skenari i sheshit është misteri i kryengritjes paqësore. McAllisteri është në linjë të plotë me Berishën. Kam ftuar në mënyrë të përsëritur që është kryengritje paqësore. Thirrja jonë është protestë paqësore”, tha Berisha.
Berisha: Unë takova koordinatorin. Me mua u takua koordinatori i grupit parlamentar të Partive Popullore.
Unë nuk kam funksione në komisionet parlamentare, siç e dini.
Ata vijnë për parlamentin dhe të gjitha takimet i bënë në selinë e parlamentit.
Por në seli tek unë erdhi koordinatori i grupit parlamentar të Partive Popullore, pra ai që përfaqëson grupin me të cilin është i afiluar PD.
Dhe u bë një bisedë jashtëzakonisht e rëndësishme. Kryetari përfaqëson të gjithë të tjerët.
Pra, e morët besoj përgjigjen. Kryetari i AFET është përfaqësues i të gjitha grupeve, kurse ai që është përfaqësues i PPE erdhi dhe zhvilloi një bisedë të zgjeruar, por ikën jashtëzakonisht të ndriçuar.
Dhe mund t’u them domethënë se darka me Edi Ramën do mbahet mend prej tyre si unike në shkallën e legenosjes së mikpritësit që ata kanë parë ndonjëherë.
Detaje nuk u jap, por do mbahet mend prej atyre burrave dhe grave për shkallën ekstreme të legenosjes, nuk do ta harrojnë kurrë!