AKTUALITET, 19 Shkurt 2026, 10:59

Debati/ ‘S’ju erdhi as McAallisterc deri te partia’/ Balla, ironi me opozitën: Ndiqni televizorin, në 16:00, Rama dhe Trump në Bordin e Paqes

Debati/ ‘S’ju erdhi as McAallisterc deri te partia’/ Balla,

Kreu i grupit te PS, Taulant Balla iu përgjigj me ironi Gazment Bardhit pas debateve për rastin e Belinda Ballukut. Balla i kujtoi demokratëve protestat e dhunshme dhe mesazhet që Kryetari i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, David McAllister dha nga Tirana. Balla iu tha opozitarëve se ata nuk i takojnë as aleatët e tyre, referuar faktit që McAllister deklaroi se nuk do e takojë Sali Berishën.

Ndërsa në të njëjtën kohë me ironi Balla i kujtoi Bardhit se kryeministri Rama ndodhet sot në SHBA me ftesë të Trump për Bordin e Paqes, duke i këshilluar opozitarët “që në 16:00 të ndezin telefonin dhe televizorin”.

“Protestat e dhunshme janë të papranueshme një demokraci funksionale. Thirrja ime sot ndaj jush dhe ndaj atij që urdhëron, përdorimi i fëmijëve nën 18 vjeç për të goditur me molotov policët dhe institucionet është e papranueshme për një parti e cila është anëtare e PPE. Besoj Që McAallister tha dhe diçka tjetër, nuk e takoj Berishën.

Imagjinoni këta nuk i takojnë as vetë aleatët e vet, sa për akuza korrupsioni duhet të jemi të qartë, akuzë për korrupsion e keni në mes, kryetarin e partisë. Dhe e fundit meqë sapo je kthye nga SHBA, e mban mend si bërtisje me 23 janar, Rama ta harrosh, nuk do shkojë kurrë. Ti e kë thënë aty.

Mbani telefonat ndezur, tv ndezur, në orën 16:00 kryeministri Rama dhe Trump së bashku në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes aty ku i takon Shqipërisë të jetë o Gas. Juve s’u erdhi McAallister deri te partia, mirë që mori Jorida Michael Gahler e solli aty se kishit ngel bosh”, tha Balla.