AKTUALITET, 19 Shkurt 2026, 10:06

E rëndë/ Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa riparonte defektet në një shtyllë, humb jetën elektricisti

E rëndë/ Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në zonën e Tales, në Lezhë, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës.

Burime paraprake bëjnë me dije se elektricisti ka mbetur në kontakt me rrymën elektrike teksa po punonte për riparimin e një defekti në një shtyllë elektrike.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Autoritetet pritet të japin detaje të tjera në vijim.