AKTUALITET, 2 Gusht 2024, 14:26

"Ja patronazhistët"/ Rama nuk i ndal ironitë, publikon video nga plazhi në Jalë

"Ja patronazhistët"/ Rama nuk i ndal ironitë, publikon video

Numri i turistëve dhe fotografitë e plazheve bosh kanë shkaktuar polemika të shumta gjatë kësaj vere. 

Kryeministri Edi Rama, këmbëngul se ky ka qenë një vit i suksesshëm turistik me numra rekord turistësh. 

Rama vijon të publikojë në rrjetet sociale video të plazheve të mbushura plot, ndërsa kundështari i tij Berisha, i publikon ato të zbrazura. 

Kryeministri së fundmi ka publikuar një video nga Jala, ku duket se ka një numër të konsiderueshëm pushuesish.