TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

GJKKO la në arrest me burg tre personat e arrestuar për trafik armësh drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Ata janë A.H, B.T, R.A, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim dhe sipas SPAK fshihen në Angli. Të tre akuzohen për trafik ndërkombëtar armësh, por ata nuk e kanë pranuar në seancë akuzën.
Gjatë operacionit të ndërrmarrë dje të koduar 'Inkorporimi'. janë sekuestruar një arsenal armësh prej 25 armë zjarri qindra fishekë, lazera që i montohen armëve speciale dhe shërbejnë për qitje në distancë, dhe pajisje optike. Si dhe janë sekuestruar veshje kamuflazhi si ato të forcave speciale, 4 automjete, 8 celularë, karta SIM, 2 laptopë dhe 2 armë të ftohta (thika).
Armët dhe veshjet e sekuestruara janë kapur nga policia në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, i cili mendohet se ishte koka e këtij grupi kriminal. Gjithashtu u bënë kërkime në 6 banesa në Tropojë e në Tiranë.