TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 62-vjeçar nga Kosova dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia shqiptare është arrestuar në Gjermani.
Policia e Shtetit sqaron se këtij personi Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën arrest me burg, pasi kërcënonte një shtetase për t’i dhënë 5 mijë euro ose në të kundërt do t’i publikonte video intime.
Gjithashtu, dyshohet se ky persona ka ngacmuar seksualisht mbesën e kësaj shtetaseje.
Ky person akuzohet për veprat penale “Kanosja”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Ngacmimi seksual”.
Interpol Tirana dhe Interpol Wiesbaden po kryejnë procedurat për ekstradimin e tij në Shqipëri.
"Shkëmbimi i informacionit me homologët gjermanë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Partners” çoi në lokalizimin në Gjermani, kapjen dhe arrestimin e shtetasit kosovar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Durrësit, me vendimin e datës 03.02.2022, i ka caktuar masen e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Ngacmimi seksual”. Shtetasi F. I. dyshohet se ka kanosur një shtetase për dhënien e 5000 eurove, që të mos publikonte video intime të saj. Gjithashtu, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht mbesën e kësaj shtetaseje.
Kapja e këtij shtetasi ishte rezultat i informacionit të siguruar nga Policia shqiptare dhe i shkëmbimit të tij me homologët gjermanë.
Interpol Tirana dhe Interpol Uiesbaden po kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri"- njoftoi policia.