AKTUALITET, 2 Gusht 2024, 13:43

Ekstradohet nga Belgjika, Leonard Duka

Ekstradohet nga Belgjika, Leonard Duka

Është ekstraduar nga shteti belg, Leonard Duka, eksponent i krimit të organizuar, i dyshuar si "koka" i një grupi kriminal. 

Ai dyshohet si një nga autorët e vrasjes së Santiago Malkos, ngjarje e ndodhur në gusht të viti 2019, në rrugën “Xhanfize Keko”, Tiranë.

Duka dyshohet se bëri plan me Durim Bamin,  për eleminimin e Ervis Martinajt dhe ish deputetit Arben Ndoka. 

Kujtojmë se Leonard Duka, u kthye nga mik i afërt në armik të Ervis Martinajt. 

Ekstradimi i tij është kërkuar nga SPAK. Duka pritet të mbërrijë në Rinas rreth orësh 14:30.