AKTUALITET, 2 Gusht 2024, 08:48

Kërkohet nga autoritetet italiane për trafik droge, arrestohet në Dubai Dorian Petoku

Kërkohet nga autoritetet italiane për trafik droge, arrestohet në

Ka marrë fund arratia e narkotrafikantit shqiptar, Dorian Petoku, i cili ishte në kërkim nga autoritetet italiane. Mesohet se Petoku eshte arrestuar ne Dubai nga Policia e Emirateve të bashkuara Arabe në bashkëpunim edhe me Guardia di Finanza.

Petoku raportohet se ka pasur një rol të rëndësishëm në transportin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut.

Kush është Dorian Petoku, miku i Fabrizio ‘Diabolik’ Piscitelli

I rritur në Lezhë, Petoku hyri në botën e trafikut të armëve, drogës dhe qenieve njerëzore përpara se të mbërrinte në Romë, në Ponte Milvio.

34-vjeçari, i cili është kushëriri i bosit të parë shqiptar të drogës në Romë, Arben Zogu , me kalimin e viteve fitoi gjithnjë e më shumë rëndësi në botën e krimit atje.

Rëndësia e saj është përjetësuar në një foto të realizuar më 13 dhjetor 2017 në restorantin ‘L’Oliveto’ në Grottaferrata.

Në foto shfaqen katër burra në tavolinë. Njëri prej tyre “Francezi”, një i infiltruar, në krah të tij është Salvatore Casamonica dhe përballë tij Fabrizio “Diabolik” Piscitelli,që u vra vritet më 7 gusht 2019 në një pritë në parkun e ujësjellësit.

Temë kryesore e bisedës, dyshohet se ishte një armëpushim në konfliktin që kishte shpërthyer mes familjeve Esposito dhe Spada.

Jo vetëm kaq, Piscitelli, Casamonica dhe Petoku po planifikonin të transportonin edhe një sasi të madhe droge nga Amerika e Jugut. Bëhej fjalë për futjen në Itali të 7 tonë kokainë të fshehur në çantat e një ekipi futbolli të të rinjve.