AKTUALITET, 23 Dhjetor 2025, 17:55

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili merret i pandehur për hakerimin e të dhënave të Prokurorisë së Posaçme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e të dhënave të Prokurorisë së Posaçme.

Sipas burimeve, Ismaili akuzohet bashkë me Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjoni për përgjim të paautorizuar dhe grup të strukturuar kriminal.

Ismaili ka qëndruar rreth 2 orë në ambientet e SPAK ditën e sotme, ndërsa hetimet për çështjen vijojnë.