TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Shqipërisë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se në Lezhë është arrestuar një 28-vjeçar, i cili ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar, dhe se i njëjti do të ekstradohet drejt Kosovës.
28-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore e Prizrenit, Kosovë, më datë 12.05.2025, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhje e rëndë”.
Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Njoftimi:
Kapet dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimi drejt Kosovës një 28 vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja”, kapën dhe arrestuan me qellim ekstradimi drejt Kosovës, shtetasin K. H., 28 vjeç, banues në fshatin Rrilë, Lezhë.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore e Prizrenit, Kosovë, më datë 12.05.2025, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhje e rëndë”.
Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet Kosovare vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Kosovës.