TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vëllezërit përmetarë Voltan e Jugert Xhani, të cilët u arrestuan në kuadër të operacionit Enigma në Durrës, dyshohen të jenë të implikuar ne cilësinë e organizatorëve dhe financuesve në vrasjen e biznesmenit Bujar Nasufi, mbrëmjen e 12 janarit 2025 në afërsi të zonës së njohur si Pallati me Shigjeta në Tiranë.
Profili i ADN-së i gjetur në një dorezë gjysmë të djegur në vendin ku autori braktisi motorin që përdori në vrasje do të krahasohet me profilet e AND-së së dy vëllezërve.
Vëllezërit, të cilët janë të skeduar për trafik droge në Holandë dyshohet se kishin konflikt me biznesmenin Nasufi për shkak të një prone që babai i tyre i kishte shitur. Përplasja mes tyre ka qenë e fortë dhe e vazhdueshme. Pas zbulimit të profilit të AND-së me vendim gjykata u vendos t’i merrej kampion nënës së dy vëllezërve me qëllim krahasimin, pasi në ketë mënyrë, prokuroria do të mund të kishte edhe provën kryesore kundër tyre.
Bujar Nasufi u qëllua për vdekje pranë banesës së tij në sytë e gruas, teksa po parkonte automjetin. Më herët, Voltan Xhani ishte shpallur në kërkim për ekzekutimin e Elis Rroshkodolit në Shkodër, pasi në servisin e tij u gjet makina që u përdor në vrasje.
Ndaj tij u ngritën akuzat krjim i kushteve për të kryer vrasje dhe trafikim mjetesh motorike. Prokuroria Shkodër po heton nëse mes vëllezërve Xhani dhe Rroshkodolit kishte përplasje për çështjet e trafikut të drogës.
Arratia e Voltan e Jugert Xhanin mbrëmjen e së enjtes në Durrës. Ata u kapën në shoqërinë e të shumëkërkuarit Xhevdet Plaku i njohur me nofkën Akili i arratisur nga burgu në Itali dhe Flobens Mecia alias Gega alias Drini anëtar organizatës kriminal të drejtuar nga vëllezërit Franc e Hajdar Copja.
