AKTUALITET, 24 Maj 2025, 12:25

"Parada e Krenarisë"/ Komuniteti LGBT marshon në Tiranë, ambasadori i BE: Nuk duan mëshirë, por respekt!

"Parada e Krenarisë"/ Komuniteti LGBT marshon në

Në Tiranë u zhvillua Parada e Krenarisë e komunitetit LGBT+, këtë vit nën moton “Krah për krah”. Qindra pjesëmarrës, anëtarë të komunitetit, aktivistë dhe mbështetës, marshuan duke mbajtur pankarta dhe duke kërkuar liri, barazi dhe dinjitet.

Prej vitesh, komuniteti LGBT+ në Shqipëri kërkon njohjen ligjore të martesave mes personave të së njëjtës gjini, të drejtën për prindërim, si dhe mekanizma juridikë që garantojnë njohjen e identitetit gjinor për personat transgjinorë.

Parada u mbështet edhe nga përfaqësues të trupit diplomatik dhe institucioneve shtetërore. Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, mori pjesë së bashku me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

Në fjalën e tij, Gonzato theksoi rëndësinë e respektimit të të drejtave dhe lirive të komunitetit LGBT+ edhe si pjesë e procesit të integrimit europian. Ai citoi disa nene të traktatit të BE-së dhe Kartës së të Drejtave Themelore, të cilat garantojnë barazinë dhe ndalimin e çdo forme diskriminimi. 

“Komuniteti LGBT+ nuk kërkon mëshirë, por respekt,” tha ai, duke shtuar se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë qeverinë në përmbushjen e angazhimeve ndaj këtij komuniteti.

"Parada e Krenarisë"/ Komuniteti LGBT marshon në
Ambasadori Silvio Gonzato në Paradë / LSA

"Unë jam këtu sot dhe jam me miken time, Ministren e Mbrojtjes Sociale dhe Shëndetit, Albana. E di që ke një detyrë të vështirë por ne jemi këtu për të të mbështetur dhe për të të ndihmuar.  Ministria juaj, misioni juaj, është kyç për të siguruar integrimin dhe duhet të jetë e tillë që askush të mos mbetet pas. Jemi këtu për t’ju ndihmuar të përmbushni angazhimet që keni marrë për planin kombëtar të veprimit për LGBT. Ky komunitet nuk kërkon mëshirë, por respekt", tha ndër të tjera ambasadori. 

Pak ditë më parë ambasadori Gonzato zbuloi gjatë një interviste në media, se i përket komunitetit LGBT+, duke ndarë detaje nga jeta e tij private. 

"Është e vështirë sot të ekspozohesh në këtë formë dhe bëhesh i cenueshëm, por më pëlqen të jem i sinqertë. Nuk kam diçka për të fshehur. Të shprehesh se kush je në të vërtetë nuk është e lehtë por e rëndësishme të jesh i ndershëm. Mënyra si jam unë nuk është kërcënim për ju dhe ndjenjat që kam janë të njëjta me ju. Po ne jemi ndryshe, jemi me këtë diversitet dhe jemi edhe të njëjtë. 

Ju ndoshta e dini që unë kam qenë i martuar me një grua, kam dy fëmijë dhe më pas u martova me një burrë dhe mund të them që problemet në marrëdhënie janë njësoj, janë tërësisht njësoj. Ne jemi martuar në Bruksel ishte një dasmë e bukur sepse u shpreh dashuria nga të gjithë miqtë tanë, rreth 200 vetë që erdhën dhe ishte një moment shumë prekës, shumë i bukur t’ju them të drejtën”, deklaroi ambasadori. 

"Parada e Krenarisë"/ Komuniteti LGBT marshon në
Ministrja Albana Koçiu në Paradën e Krenarisë/ LSA

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, në fjalën e saj tha se nuk duhet të ketë diskriminim ndaj këtij komuniteti dhe se problematikat nuk zgjidhet vetëm me "strategjinë e qeverisë". 

‘Janë në zbatim plane veprime dhe nuk mjafton. Gjithkush ka të drejtë të ndihet i barabartë. Nuk duhet të ketë diskriminim për mënyrën se si jeton apo orientimin që ka një person. Nuk ka nevojë vetëm për strategji dhe plan veprimi, por ka nevojë edhe për një dialog të përbashkët dhe të përditshëm, që çdo njeri duhet që të jetojë i lumtur dhe të zgjedh mënyrën e tij se si kërkon që të funksionojë në jetën e tij’, tha ajo.

FOTO NGA PARADA E KRENARISË (LSA)