TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në kuadër të megaoperacionit kombëtar anticannabis “Koordinata”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë vijuar kontrollet në territorin e Krujës, duke goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Thumanë.
Gjatë inspektimit nga toka dhe nga ajri, me ndihmën e dronëve, policia ka konstatuar në një serë një mbjellje të bimëve narkotike kanabis. Në flagrancë është kapur 28-vjeçari F.A., banues në Thumanë, duke u kujdesur për bimët narkotike.
Bimët e kultivuara janë asgjësuar me anë të djegies.
Gjithashtu, rezulton se ky shtetas ishte në kërkim për armëmbajtje pa leje, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme.