AKTUALITET, 13 Tetor 2022, 11:00

Ishte dënuar për drogë në Itali, arrestohet në Pogradec 47-vjeçari

Ishte dënuar për drogë në Itali, arrestohet në Pogradec

Taulant Agushi, i shpallur në kërkim nga Italia është arrestuar nga policia e Pogradecit.

“Në kuadër të operacionit “Agimi” u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar Taulant Agushi, 47 vjeç, banues në fshatin Starovë, Pogradec”, bën me dije policia.

Gjykata e Torinos, Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 9 vite e 10 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.