TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkuar këtë mesditë në selinë e Partisë Demokratike.
Berisha sapo ka mbërritur te selia e partisë, ku shoqërohet nga mbështetësit e tij dhe anëtarët e Komisionit të Rithemelimit.
Berisha pritet të zhvillojë mbledhjen e radhës të Komisionit të Rithemelimit, e cila vjen vetëm një ditë pas protestës së mbajtur në Tiranë kundër ardhjes së Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, në Shqipëri për takimin e “Ballkanit të Hapur”.
Me të nisur mbledhja e komisionit, janë nxjerrë jashtë të gjitha mediat, ndërsa kryetari i shkarkuar Lulzim Basha po zhvillon një mbledhje në një tjetër sallë.