TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nga Endrit Braimllari/
Edi Rama, Ministrat, Kryetarët e Bashkive të gjithë të përfshirë në skandalin më të madh korruptiv në vend atë të incineratorëve.
Si kurrë më parë ditën e djeshme kryeministri i vendit nuk ishte prezent në parlament për tu ballafaquar me hajdutërinë më të madhe në vend e cila e përfshin drejtpërdrejt atë, Erion Veliaj dhe të gjithë ministrat e tij.
Kryeministri zakonisht flet nga tre orë në seanca plenare, por dje e kishte gojën e mbyllur nga kallëzimet e LSI, sepse e di shumë mirë që përgjegjësia e korrupsionit më të madh në historinë e vendit të incineratorëve nuk është individuale por kolektive si një grup i strukturuar kriminal që ka një drejtues që quhet Edi Rama.
LSI do të vazhdojë të bëjë publike fakte të tjera të skandalit më të madh korruptiv në vend dhe nuk do të ketë seancë plenare apo show mediatik që të shpëtojë nga përgjegjësitë ty, ministrat e tu dhe kryetarët e bashkive.