AKTUALITET, 21 Dhjetor 2021, 12:40

Vuçiç: Marrëveshja për bujqësinë do të garantojë më shumë siguri për konsumatorët tanë

Vuçiç: Marrëveshja për bujqësinë do të

Duke folur pas nënshkrimit të marrëveshjeve mes tre vendeve, Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç përshëndeti këto marrëveshje, veçanërisht atë në fushën e bujqësisë, të cilën e konsideroi tepër efikase në garantimin e sigurisë ushqimore të konsumatorëve të vendeve tonë, ndërsa vijoi më tej duke thënë se, do të ketë një lehtësim të procedurave për transportin e produkteve bujqësore mes nesh.

Ja çfarë tha Vuçiç:

Ju e shihni që ne kemi dëshirë të bashkëpunojmë dhe bujqësia është një nga sektorët me të rëndësishëm të këtij bashkëpunimi.

Kjo marrëveshje ka të bëjë me bashkëpunimin edhe në fushën e inteligjencës artificiale, të robotëve, të teknologjisë së informacionit, që mund ta mbështesin më tej në të ardhmen bujqësinë.

Kjo garanton më shumë siguri për produktet që ne konsumojmë.

Do të nënshkruajmë edhe marrëveshje shtesë, që do të ndikojë në thjeshtësimin e procedurave në sektorin privat. Po ashtu do të lehtësohen procedurat edhe për transportin e produkteve bujqësore, që kanë nevojë për transport frigoriferik.

Shifra e investimeve do të kalojë në një miliard dhe mendoni se çfarë ndikimi do të ketë kjo në rritjen e PBB-ve të shteteve tona.

E mbështes idenë e Edit që të gjitha qeveritë dhe aktorët duhet të bëhen bashkë në një takim më të gjerë në Maqedoninë e Veriut, ose dhe në Beograd, ku të paraqesim praktikat më të mira të bashkëpunimit tonë në këtë drejtim.