TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka reaguar sërish për aferën e inceneratorëve.
Kryemadhi denoncon nëpërmjet një video në ‘Facebook’, zinxhirin e bashkëpunimit të shtetit shqiptar, sipas saj të përfshirë në këtë aferë, ndërsa shton se kreu i Bashkisë Erion Veliaj duhet të përballet me drejtësinë.
“Vazhdojmë me serinë e denoncimit publik të mega aferës së inceneratorëve.
Më poshtë do të shihni vetëm një pjesë të zinxhirit të bashkëpunimit kriminal të gjithë shtetit shqiptar, në këtë aferë dhe konkretisht rolin e kryetarit të bashkisë Tiranë.
Pyetja shtrohet: Erion Veliaj do të përballet me drejtësinë në detyrë si kryetar bashkie, apo si i shkarkuar nga Rama?”, thotë Kryemadhi.