AKTUALITET, 21 Dhjetor 2021, 11:38

Persona të armatosur dhe maskuar tentojnë të grabisin një institucion financiar në Peshkopi

Persona të armatosur dhe maskuar tentojnë të grabisin një

Persona të armatosur dhe të maskuar kanë tentuar që të grabisin një institucion financiar.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e kësaj të marte në Peshkopi.

Raportohet se disa persona me maska kanë hyrë brenda këtij institucioni për të marrë paratë, por nuk kanë arritur që të finalizojnë planin e tyre.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat po punojnë për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.