TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ditë pas protestës së organizuar në Tiranë kundër “Open Ballkan” dhe vizitës së Presidentit serb Vuçiç në Shqipëri, grupi i rithemelimit të PD-së, në orën 13:00 do të shkojë në selinë blu për të zhvilluar mbledhjen e radhës.
Nuk dihet nëse ish-kryeministri Sali Berisha do të jetë pjesë apo do të shkojnë vetëm anëtarët e tjerë të komisionit.
Kjo është hera e tretë që grupi i rithemelimit të PD-së shkon në selinë blu. Dy ditë pas Kuvendit Kombëtar të 11 Dhjetori, Sali Berisha shkoi në seli ku zhvilloi mbledhjen e parë me 28 anëtarët e komisionit. Incidentet nuk munguan mes grupit të Berishës dhe Bashës.
Hera e dytë që Sali Berisha shkoi në seli, por këtë herë nuk u fut brenda duke qëndruar te shkallët ishte në 18 Dhjetor ku njoftoi rezultatet e referendumit të zhvilluar për shkarkimin e Lulzim Bashës.