TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

I shoqëruar nga avokati, ish-deputeti socialist Alqi Bllako është paraqitur sot në Apelin e GJKKO për çështjen e inceneratorit të Tiranës për të mësuar vendimin lidhur me ankimimin e tij për fajësinë.
Gjykata e Posaçme e dënoi Bllakon me 4 vite burg për korrupsion pasiv në lidhje me çështjen e inceneratorit të Tiranës, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar u reduktua në 2 vjet e 8 muaj heqje lirie. Ai u shpall fajtor për përfitimin e 119 mijë eurove dhe 7 milionë lekëve nga biznesmenët e përfshirë në aferën e inceneratorëve.
Megjithatë, masa e sigurisë ndaj tij u shua, pasi Bllako e ka kryer dënimin përmes periudhës së paraburgimit. Bllako u lirua nga qelia e paraburgimit të Durrësit më 5 nëntor të vitit të kaluar.
Për inceneratorin e Elbasanit, më 23 shtator, Gjykata e Durrësit vendosi lirimin e tij me kusht, pasi i kishin mbetur vetëm 6 muaj e 10 ditë nga dënimi. Për inceneratorin e Fierit, masa e sigurisë u shua pasi ai kishte kryer në paraburgim dënimin prej 2.8 vitesh burg.