AKTUALITET, 18 Maj 2026, 22:00

Denoncimet për AKSH-in, Endri Meksi mohon që të jetë marrë peng

Denoncimet për AKSH-in, Endri Meksi mohon që të jetë

Sipërmarrësi Endri Meksi, njëkohësisht pronar i MCN TV, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ku ka folur për denoncimet e tij të vazhdueshme për aferat e AKSH-it. 

I pyetur nga Ylli Rakipi, lidhur me zëra se edhe ai, si Gerond Meçe është marrë peng, Meksi i mohoi këto aludime. 

Biseda: 

Ylli Rakipi: Ka thashetheme, siç ndodh këtu, që si Gerond Meçen, kanë dashur të të marrin peng?!

Endi Meksi: Jo nuk qëndron, nuk jam marrë peng. Ka patur ndërhyrje, takime, kafe, dreka, siç ndodh në Shqipëri.

Ylli Rakipi: Në SPAK jeni thirrur si person në dijeni?

Endri Meksi: Si kallëzues, për një anëtare të KVO. Atë informacion që kisha, ia kam çuar SPAK. Në momentin e parë ka qenë më e cekët. Javës së kaluar kam shoqëruar material shtesë.