TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, duke komentuar intervistën e ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, në “Top Channel”, u shpreh se ajo tregoi se ka qenë e paaftë për të drejtuar institucionin.
“Unë e dëgjova dhe më habiti që e aministoi veten në mënyrë të pashembullt sikur nuk ishte drejtoreshë te AKSHI.
Kur ti e mbart fajin tjetërkund, ekziston një kod moral për komunikim publik. Dikush që thotë se të gjithë kanë faj, unë jo, tregon se është e paaaftë. Por edhe paaftësia dënohet sa edhe krimi.
Fakti që emocionalisht e tregonte ngjarjen, e përjetonte, tregon se nuk ka patur aftësinë për të drejtuar.
Është shumë e rëndësishme që ka dalë në publik për të sqaruar për publikun. Unë nuk po flas në asnjë moment se ajo ka bërë krim apo jo. Por nga mënyra se si shtroi çështjet tregoi se ka qenë e paaftë në drejtim të institucionit”- tha Haxhiu.