AKTUALITET, 18 Maj 2026, 22:15

U kërcënua për monitorimin e basteve sportive? Endri Meksi tregon se çfarë do të ndodhë pas legalizimit të tyre

U kërcënua për monitorimin e basteve sportive? Endri Meksi tregon

Endri Meksi, biznesmen dhe pronar i MCN TV, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV foli për bastet sportive dhe punën e strukturës që monitoron lojërat e fatit dhe që bëhet nga konsorciumi i drejtuar prej tij.

Ai tha se sulmet ndaj tij nisën dy vitet e fundit kur lojërat e fatit po shkojnë drejt formalizimit dhe struktura që i monitoron do të fitojë më shumë, duke çuar edhe përfshirjen e personazheve të tjerë në këtë biznes.

Pjesë nga biseda

Ylli Rakipi: Përveç AKSHI-t, vendit ku qarkullonin shuma të mëdha, një oaz ishin edhe bastet që u mbyllën me shumë bujë që Shqipëria do t’i jepte fund një problemi shumë të madh. Por edhe pse u bë një bord, dhe është edhe një kryetar, befas këtu, kjo është ilegale. Çfarë do të thotë kjo?

Meksi: Për ta thënë shkurt pse vazhduan bastet pas mbylljes teknologjia që mundëson përdorimin e tyre në masë është shumë e aksesueshme.

Deri më sot debati ka qenë te legalizimi kundë ndalimit. Tani ka një ligj që ka kaluar dhe shpresojmë që të hapet gara për licensat.

Tela: Shumë shqiptarë vënë baste online, problemi është se çfarë përfiton shteti nga bastet kur janë ilegale.

Xhiroja që kanë bastet tani është 2 miliardë euro.

Meksi: Totali është 2.5 miliardë euro se nuk është lek i qarkulluar realisht.

Tela: Këtu ka më shumë interes për publikun se për AKSHI-n. Pse mendon se të kanë kërcënuar për këtë të basteve?

Meksi: Jo për kërcënimin se sa te ndërhyrjet e strukturës së AKSHI-t.

Haxhiu: Ka lidhje AKSHI?

Meksi: Ka lidhje Ergys Agasi. Me atë që kam çuar në SPAK, është një element që unë mendoj se provon përpjekjet e Agasit për të lidhur dy botët. Nuk është teknologjia në mes, është ai si person.

Haxhiu: Gjithë ato vrasje që kanë ndodhur për bastet në Shqipëri.

Meksi: Nuk ka vrasje për baste në Shqipëri. Janë aktorët që bëjnë edhe vrasje. Aktorët që përfshihen në bastet ilegale janë persona që kanë kapacitet të forta në terren. Nuk është se u vranë për bastet. Nuk ka filma për bastexhinj.

Haxhiu: Çfarë kupton me monitorim të basteve?

Meksi: Monitorimi është një strukturë që u ngrit në vitin 2011, me ndryshime në 2015 dhe është bërë një garë në 2017 dhe e ka fituar një konsorcium i drejtuar nga unë dhe unë bëj disa detyra të ngarkuara nga shteti për lojërat e fatit. Gjatë dy viteve të fundit roli i monitorimit ka qenë më i ndjeshëm në perspektivë, në perceptimin e disa aktorëve se kur do të hapeshin bastet, sepse edhe fitimet e shoqërisë që bën monitorimin do të jenë më të larta dhe unë gjykoj se këtu ka nisur zanafilla e përfshirjes së zotit Agasi me njerëz të tjerë.

Haxhiu: Ai do punën tënde?

Meksi; Jo, do kushtëzimin e kësaj pune. Nuk është diçka evazive, nuk është diçka e fantazisë sime. Shkresat i kam çuar në Ministrinë e Financave që në janar dhe më vonë në të tjera instanca.